ATSH/ Gra dhe vajza po frekuentojnë sot universitetin më shumë se në 2013.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” në lidhje se sa është rritur përqindja e grave dhe vajzave që frekuentojnë universitetin.

“Sa gra dhe vajza kanë frekuentuar universitetin më shumë sot se në vitin 2013? – pyet Rama.

Në storyn pasardhës publikohet edhe përgjigjja, ku 4% më shumë gra dhe vajza kanë frekuentuar universitetin më shumë se në 2013.

“60% gra dhe vajza frekuentojnë sot universitetin krahasuar me 56% në vitin 2013”, shprehet Rama.