ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje përfitimin e reduktimit të tarifës studentore apo heqjen e saj gjatë vitit të kaluar akademik.

Rama iu drejtua ndjekësve në rrjetet sociale me pyetjen se sa është numri i studentëve përfitues gjatë vitit të kaluar akademik duke dhënë dy shifra,19 mijë apo 42 mijë.

Përgjigja e saktë është 42 mijë.

“42 mijë studentë përfituan nga reduktimi apo heqja e tarifës studentore përgjatë vitit akademik 2019-2020, duke kursyer 8.5 milionë dollarë”, u shpreh kryeministri Rama.

Me fokus studentët dhe mbështetjen ndaj “Paktit për Universitetin”, u realizua reduktimi apo heqja e tarifave universitare. Mijëra bursa u dhanë për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Po ashtu, pati investime infrastrukturore në konvikte dhe qasje në bibliotekën dixhitale e studentëve dhe kërkuesve shkencorë. /j.p/