ATSH/ Investimet e realizuara në këto 7 vite qeverisje kanë garantuar furnizimi me ujë 24 orë deri në fund të vitit 2020 për 52 zona urbane.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa kilometra tubacione janë shtruar këto vite për të siguruar furnizime me ujë 24 orë për qytetarët, 1100 km apo 8700 km.
“8700 km tubacione dhe 804 milionë dollarë të investuara për të siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm”, shprehet Rama.
Ndërkohë kryeministri Rama ka premtuar se në fund të mandatit të tretë nuk do të flitet më për furnizimin me ujë si një problem, pasi do të jetë realitet furnizimi pa ndërprerje.
“Janë 100 projekte dhe mbi 120 kantiere që sot punojnë për të garantuar që në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë, aty ku ka intensitet banimi të ketë ujë të pijshëm 24 orë”, deklaroi Rama dje gjatë një takimi në Kombinat.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nga viti 1991 deri në 2013, në sektorin e ujësjellës kanalizimeve janë bërë mbi 1.5 miliard euro investime e megjithatë në vitin 2013, vetëm qyteti i Korçës ishte ai që furnizohej 24 me ujë të pijshëm.
Referuar të dhënave nga MIE në vitin 2013, vetëm 117 354 banorë furnizoheshim 24 orë me ujë. Ndërkohë që në përfundim të vitit 2021, qeveria synon të furnizojmë 24 me ujë të pijshëm 2 848 000 banorë në të gjithë Shqipërinë.