TIRANË, 29 maj/ATSH/- Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me bizneset u ndal në një qendër tregtare, ku bizneset kanë përfituar mbështetje financiare nga Paketa e Zgjeruar.

Bizneset në qendrat tregtare ishin ndër të parat që u mbyllën dhe janë hapur vetëm dy javë më parë.

Ibrahimaj tha se mbështeja e qeverisë përmes paketës së parë ishte për punonjësit që t’u siguronim atyre vendin e punës, që asnjë të mos largohej nga puna si dhe t’i mbështesnim ata financiarisht.

“Sot janë 110 mijë e 405 individë që kanë përfituar 40.000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë”, tha Ibrahimaj./a.gjonaj/j.p/