Në Greqi numri total i jetëve të humbura nga koronavirusi ka shkuar në 110.

Sipas mediave greke, në 24 orët e fundit janë shënuar pesë viktima nga covid-19, mes tyre dhe shkencëtari i shquar Evangelos Spanos, njëherësh edhe themelues dhe president i Bio-mjekësisë.

Evangelos Spanos ishte një nga rastet e para të koronavirusit në Greqi dhe u trajtua në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin Sotiria.

Bëhet e ditur se shkencëtari vuante dhe nga hipertensioni.

Atsh