ATSH/- Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur.
Lindja është realizuar me sukses në ambientet e spitalit Covid 2, në bashkëpunim me mjekët e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Foshnja që ka ardhur në jetë nga nëna e infektuar me koronavirus është pagëzuar me emrin Noel.
“Mireseerdhe Noel në jetë! Lindja jote na jep forcë! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2, lind 19 vjeçarja e sëmurë me Covid 19. Realizohet lindja me sukses në ambientet e spitalit Covid 2 në bashkëpunim të ngushtë me kolegët e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koço Glozheni”. Urojmë që lajme të tilla të bukura t’i ndajmë me ju çdo ditë! Gëzimi juaj është forca jonë për ta vazhduar këtë luftë deri në fund me fitore për Triumfin e Jetës”, shprehet mjekja.