I nxehtë rekord në oqeane, kryeson Mesdheu për detrat

MILANO, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Ngrohje rekord në oqeane, me Mesdheun që ka shkallën më të lartë të ngrohjes globalisht: temperaturat në ujërat oqeanike deri në një thellësi prej 2 000 metrash janë më të lartat e regjistruara ndonjëherë, njësoj sikur oqeanet të kishin thithur ekuivalentin e nxehtësisë prodhuar nga 630 miliardë tharëse flokësh që veprojnë vazhdimisht ditë e natë për një vit.

Ku studim erdhi nga të dhënat e mbledhura nga 13 institute kërkimore nëpër botë, përfshirë Institutin Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe Enea dhe të botuar në revistën ”Advances in Atmospheric Science”.

Mesdheu konsiderohet si një pikë e nxehtë në të cilën efektet për shkak të ndryshimit të klimës mund të jenë më të rëndësishme për konformimin e tij dhe për qarkullimin e rrymave.

Studiuesit nuk llogaritën temperaturën, por përmbajtjen e nxehtësisë në oqeane deri në 2 000 metra të thellë, bazuar në të dhënat nga të gjitha vëzhgimet e disponueshme në Databazën e Oqeanit Botëror.

Kështu u zbulua se në vitin 2020, në krahasim me vitin 2019, oqeanet thithën një sasi nxehtësie të barabartë me 20 zetaxhaul ose ekuivalentin e nxehtësisë së prodhuar nga 630 miliardë tharëse flokësh që veprojnë vazhdimisht ditë e natë për një vit.

Temperaturat janë më të lartat e regjistruara ndonjëherë që kur mbulimi i masave lejon një vlerësim global. /os/