Mesditën e të Martës është prezantuar Drejtori i ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan.

Në këtë detyrē ështē emëruar inxhinieri Mariglen Disha .Ai rikthehet në krye të Kadastrës së Elbasanit pasi ja mbajtur të njënjtën detyrë më herët në Korçë dhe deri dje në Tirana 2.

Disha rikthehet në Elbasan për ti dhēnë një ritëm edhe më të lartë punës në këtë institucion i cili ka përpara ende një volum jashtëzakonisht të madh pune për përpunim dosjesh pasi Qarku i Elbasanit është ndër tre më të mëdha në shkallë vendi.

 

Mariglen Disha ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku është diplomuar për Ndërtim në vitin 2006.Në Komunën Bërzhitë, Tiranë, ka shërbyer në Zyrën e Urbanistikës si inxhinier dhe përgjegjës, nga viti 2006 deri në vitin 2013. Nga viti 2014 deri në 2015 ka punuar në ALUIZNI-n e Tiranës. Ka ushtruar detyrat e specialistit në Sektorin e Çështjeve të Pronësisë, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve dhe Planifikimit Urban.

Në vitin 2015 mori detyrën e specialistit në Sektorin e Legalizimeve dhe Planifikimit Urban në ALUIZNI-n e Elbasanit.