/ATSH/ – Damian Gjiknuri ka uruar sot 29-vjetorin e Partisë Socialiste.

“Në 29-vjetorin e ditës së lindjes së Partisë Socialiste, një urim i përzemërt për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët”, ka theksuar Gjiknuri.

Ai ka bërë “një falenderim të posaçëm për socialistët e Qarkut të Vlorës që kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë lokomotiva e kësaj force politike”.

“Sot duhet të ndjehemi të gjithë krenar, pasi çdo vit që kalon, provon gjithnjë e më fort se PSSH është e vetmja fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, ka shtuar Gjiknuri.

“Koha në të cilën jemi parashikon sfida të reja dhe PS duhet të jetë gati për ti përballuar ato, duke dhënë shëmbullin se mbetet e vetmja forcë që përqafon ndryshimin duke rilindur edhe vetveten” ka përfunduar Gjiknuri.

/gj.mima/ (vijon)