Një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Laprakë.

Viktima jetonte vetëm me djalin e saj dhe ky i fundit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.