TIRANË, 21 maj/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Mirela Cami, eksperte pranë ISHP-së u shpreh se “edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbra. Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojnë në vazhdimësi rastet aktive me COVID-19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.

Sipas saj, gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar. z.tosku/