ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët e krishterë në të gjithë vendin për festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari.

“Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Dita e Shën Marisë njihet ndryshe edhe si “Fjetja e Hyjlindëses”, dita kur shenjtorja iu bashkua birit të saj, në botën e përjetshme. Kjo festë e rëndësishme gjatë së cilës zhvillohen pelegrinazhe në kishat kushtuar shën Marisë, paraprihet nga dy javë kreshme (agjërimi).

Të shumtë janë objektet fetare në vendin tonë, të cilat i kushtohen Hyjlindëses si Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Sopikut në Pogon, Kisha e Kosinës dhe Kisha e Bënjes në Përmet, si dhe Kisha e Peshkëpisë së Sipërme në Dropull etj.

15 gushti kremtohet edhe nga besimtarët katolikë e protestantë, në të gjithë botën.

/k.s/j.p/