ATSH/ – 50 mjeshtra shqiptarë vijnë së bashku në një ekspozitë me punimet e tyre.
“Vizart” është një nga ato ekspozita që jo vetëm nuk duhet humbur, por që duhet të vizitohet më së shumti nga nxënësit dhe studentët.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot ekspozita bën bashkë punët e 50 mjeshtrave shqiptarë, të cilët i përkasin brezave të ndryshëm, që nga Kodra, te Jukniu, Kilica, Dhrami, Shoshi, Lulani, Keraj, Madhi, Mele, Leka, e me radhë dhe të vetë organizatorit të kësaj ekspozite Helidon Haliti.
“Vizart” është një nga ato ekspozita që jo vetëm nuk duhet humbur, por duhet vizituar më së shumti nga nxënësit dhe studentët, që do të vazhdojnë rrugën e mësuesve të tyre dhe që nesër mund të jenë pjesë e një ekspozite të ngjashme, për të treguar procesin e pandalshëm të stafetës nga njëri brez tek tjetri”, theksoi ministrja Margariti.