ATSH/ KF Shkodra U-19 priti KS Kastriotin U-19 në takimin e fundit të sezonit për Grupin A në Kategoria e Parë.
Takimi i luajtur në fushën e Shtojit në Shkodër u mbyll me rezultatin 6-2 në favor të shkodranëve.
KF Shkodra gjithashtu e kishte siguruar kryesimin e Grupit A, ndërsa në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të ndeshjes ishte ish-futbollisti i Vllaznisë dhe trajner me moshat, Altin Xhahysa ai që i dorëzoi kupën të rinjve shkodranë./a.gjonaj/j.p/