NJU JORK, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Mbyllja e dyqaneve për shkak të pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar humbje të mëdha për prodhuesin e veshjeve sportive “Nike”.

“Nike’ regjistroi një humbje neto prej 790 milionë dollarësh, krahasuar me të ardhurat prej 989 milionë dollarësh, në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, njoftoi kompania.

Ata raportuan një rënie me 38% të të ardhurave, kryesisht të lidhura me mbylljen e dyqaneve në të gjithë botën për shkak të COVID-19.

Shitjet digjitale u rritën me 75%, por kjo shifër nuk është e mjaftueshme për të kompensuar paralizën e tregtisë me pakicë.

Shifrat tremujore ishin shumë më të ulëta nga sa prisnin analistët.

ATSH