/ATSH-AA/ – Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të fillojnë me Austrian Grand Prix.
Pas shtyrjeve dhe anulimit të shumë garave nga organizatorët për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të marrë fund malli për Formula 1, që pritej të fillonte në muajin mars në Australi.
Kalendari i këtij sezoni në Formula 1, një prej sporteve më prestigjiozë dhe më të ndjekur në botë, nuk është qartësuar ende për shkak të pandemisë së COVID-19.
Sipas kalendarit janë zyrtarizuar 8 garat e para.
Deri më tani në Formula 1 janë anuluar garat e Australisë, Holandës, Monakos, Azerbajxhanit, Francës, Singaporit dhe Japonisë.
Datat e 8 garave të para që do të zhvillohen plotësisht në kontinentin europian radhiten si më poshtë:
5 korrik: Austri
12 korrik: Austri
19 korrik: Hungari
2 gusht: Britani e Madhe
9 gusht: Britani e Madhe
16 gusht: Spanjë
30 gusht: Belgjikë
6 shtator: Itali /os/