TIRANE, 4 korrik /ATSH/ -Moti sot parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash në orët e mesditës deri në pasdite përgjatë zonave malore dhe qendrore. Në pjesën bregdetare kthjellime.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu në orët e mesditës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në veri dhe pjesërisht në qendër. Lokalisht rrebeshe dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim 1-8m/s, në mbrëmje era përgjatë vijës bregdetare fiton intensitet deri ne 15-20 m/sek e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/33 | diell shi |
| Kukës | 20/34 | diell shi |
| Lezhë | 20/34 | diell shi |
| Dibër | 18/32 | diell shi |
| Durrës | 23/33 | diell shi |
| Tiranë | 23/34 | diell shi |
| Elbasan | 21/37 | diell shi |
| Berat | 18/34 | diell shi |
| Vlorë | 22/33 | diell re |
| Korçë | 17/29 | diell shi |
| Gjirokastër | 18/34 | diell re |
| Sarandë | 18/31 | diell re |
ATSH


























