Një 11-vjeçar është larguar nga banesa pa lënë gjurmë në Tiranë.
Policia ka bërë me dije se 11-vjeçari me inicialet R.D., është larguar nga banesa ditën e djeshme.
Kallëzimin e kanë bërë familjarët e tij, përkatësisht shtetasi Y.D., i cili është shprehur se djali i mitur është larguar nga banesa.
Sakaq, policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e të miturit.