Me mesazhin se “Solidariteti dhe mirësia do të jenë vlerat më të mëdha që do të shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, Elvira dhe Sara i janë bashkuar nismës së bashkisë Elbasan “Familja për Familjen”.
Duket që kjo nismë është pritur mirë nga shoqëria elbasanase, pasi të shumta janë ata raste ku kryefamiljarët kanë bërë blerje ushqimesh jo vetëm për veten, por edhe për fqinjin e tyre, i cili ndodhet në vështirësi këto ditë që po kalon i gjithë vendi. Elvira dhe Sara, janë shprehur se u bënë pjesë e kësaj nisme, pasi asgjë nuk ka më shumë rëndësi në këto ditë se të marrësh një uratë të mirë, ku mund t’ia lehtësosh dhimbjen një familjeje.
Bashkia e elbasanit që prej indetifikimit të rastit të parë me Covid 19 në vendin tonë, është çdo ditë në terren bashkë me organizatat partere për të ndihmuar familje në nevojë. Por sot më shumë se kurrë, ka nevojë për më shumë se kaq, ndaj nga ana e kësaj bashkie u iniciua kjo nismë, dhe duket që u prit mirë nga të gjhithë qytetarët.
Elbasaninews.tv