Ka ndërruar jetë 69-vjeçari, i cili u vetëhodh nga kati i 3-të i Infektivit ditën e djeshme.
Bëhet me dije se Reshat Grendi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku 69-vjeçari u hodh nga kati i 3-të për t’i dhënë kështu fund jetës. Ai ishte i shtruar tek Infektivi, pasi ishte i prekur nga Covid-19 dhe ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Kujtojmë që dhe tre pacientë të tjerë i kanë dhënë fund jetës në këtë mënyrë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Në datën 1 nëntor i dha fund jetës Preng Gjonaj 52 vjeç, në datën 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç, ndërsa në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës po në të njëjtën mënyrë.



























