Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar shumë rituale, madje edhe të një feste të madhe si ajo e Krishtlindjeve.
Pavarësisht spekulimeve në mediat italiane se ora e ndalimit mund të hiqet ose ndryshohet në dhjetor, ose të paktën gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, qeveria italiane është shfaqur e kujdesshme.
Kishat do lejohen të qëndrojnë të hapura edhe në zona të kuqe, por deri në orën 22:00, duke parandaluar njerëzit që të marrin pjesë në meshën tradicionale katolike të mesnatës në prag të Krishtlindjes.
Një vendim që mund të duket absurd, pasi sipas Biblës, Krishti lindi më 25 dhjetor dhe për këtë mesha e Krishtlindjeve mbahet në orën 00:00 të kësaj date. Por ky vit duket se është ndryshe, dhe Krishti do të lind 2 orë më përpara.