ATSH-DPA/ – Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka dalë pozitiv ndaj Covid-19, deklaroi ekipi i tij i Mercedesit.
”Britaniku 35-vjeçar Hamilton ka simptoma të lehta. Ai është izoluar dhe po kurohet sipas protokolleve’’, deklaroi ekipi.
Hamilton doli negativ përpara Grand Prix të Bahrainit, të cilën e fitoi, por u zgjua me simptoma të lehta.
Mercedes ende nuk ka thënë se kush do ta zëvendësojë Hamilton së bashku me shokun e ekipit Valtteri Bottas për fundjavën e garës së ardhshme.
Stoffel Vandoorne i Belgjikës (28) dhe Esteban Gutierrez (29) i Meksikës janë pilotët rezervë të ekipit./ /os/