Dalja në treg e vaksinës së Covid-19 shihet si shpëtim për njerëzimin.

Por nga Universiteti i Georgias në SHBA besojnë se kanë zbuluar ilaçin antiviral që parandalon përhapjen e koronavirusit brenda 24 orëve.

 

Profesori Richard Plemper në këtë universitet udhëhoqi një ekip studiuesish që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes të së cilës, përputhen shumë me atë të njerëzve.

Plemper thotë se kur një nuselale e infektuar me Covid-19 u trajtua me ilaçin në fjalë dhe u vendos në një grup nuselalesh jo të infektuara, u duk se mjekimi e frenoi shpërndarjen e virusit.

Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime Covid-19.

Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, ajo mund të ofrojë një tjetër mjet kundër virusit, edhe më i lehtë për t’u përdorur duke qenë se është thjesht një pilulë.