Trupi i pajetë i dr.Drini Dobit, doktorit mendjendritur që humbi betejën me Covid-19 në Itali, vjen sot në Rinas.

Doktor Dobi u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar, në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht pas shumë ditësh betejë me infeksionin nuk arriti t’ia dilte. Kolegët e tij bëjnë thirrje që dr.Drini të pritet sot në Rinas.

Trupi i tij mbërrin në Aeroportin e Rinasit në orën 17.00, ndërsa nesër në orën 12.00, ditë e shtunë, doktori do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.