Ceremonia e Çmimeve për Futbollistët më të Mirë të FIFA-s 2020, e mbajtur në Selinë e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës, u zhvillua online për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit.
Lewandowski mori çmimin e lojtarit më të mirë i vitit për meshkuj. Sulmuesi polak e fitoi këtë çmim pasi u zgjodh edhe nga UEFA këtë vit.
Jurgen Klopp, i cili drejton Liverpool-in, fitoi çmimin për trajnerin më të mirë. Trajneri gjerman u bë trajneri i parë që fitoi dy herë këtë çmim.
Ndërkaq, koreano-jugori Heung-min Son fitoi ]mimin Pushkash për golin më të mirë, të shënuar për ekipin e tij aktual Tottenham kundër Burnley-t në një ndeshje në kuadër të Premier Ligës së Anglisë.
Çmimi i tifozit më të mirë iu dha Marivaldo Francisco da Silva-s, i cili ka ecur 60 kilometra për të parë ndeshjet e ekipit brazilian Sport Club do Recife.
Çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2020 janë si më poshtë në kategorinë e meshkujve dhe femrave:
Lojtari(ja) më i(e) mirë: Robet Lewandowski (Bayern Munich), Lucy Bronze (Manchester City)
Trajneri më i/e mirë: Jürgen Klopp (Liverpool), Sarina Wiegman (Kombëtarja e Holandës)
Portieri më i/e mirë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Sarah Bouhaddi (Olympique Lyon)
Top 11: Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Virgil van Dijk, Alphonso Davies, Kevin De Bruyne, Thiago Alcantara, Joshua Kimmich, Lionel Messi, Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo.
Christiane Endler, Lucy Bronze, Wendie Renard, Millie Bright, Delphine Cascarino, Barbara Bonansea, Veronica Boquete, Megan Rapinoe, Pernille Harder, Vivianne Miedema, Tobin Heath.
Goli më i mirë: Heung-min Son (Tottenham. /os/