Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 5 efektivët e policisë të cilët akuzohen se kanë favorizuar prerjen e pyjeve.
Në burg janë lënë efektivët e rendit: Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekici.
Ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.
Bëhet me dije se 7 efektivët e policisë së Korçës dhe Maliqit kanë favorizuar prerjen e pyjeve. Personat në fjalë ishin korruptuar dhe lajmëronin subjeketet që prenin drru në pyje për postoblloqet e policisë.
7 efektivët e korruptuar u zbuluan pas 1 muaj përgjime.



























