/ATSH-ANSA/ – ”Alexa, telefono familjen time”, quhet opsioni i zërit prezantuar nga kompania Amazon, teknologji e cila do të ndihmojë sadopak në kohë pandemie.
Tani e tutje, në fakt, deri në shtatë miq ose familjarë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në një thirrje video ose në një thirrje në grup, vetëm me përdorimin e zërit.
Thjesht duke thënë “Alexa, telefono familjen time”, ose “Alexa, telefono” duke specifikuar emrin e grupit.
Do të jetë e mundur të lidheni me pajisjet Echo, Echo Dot ose Echo Show.
Një përdorues i vetëm do të duhet të krijojë dhe emërtojë grupin në aplikacionin e tij Alexa për cilindo anëtar të këtij grupi për të filluar një telefonatë. /os/



























