Më në fund në shumë shtete po ringjallet shpresa se pandemia do të marrë fund, pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit.

Komisioni Europina me anë të një postimi në twitter ka bërë me dije se sot ka nisur dërgimi i vaksinës në 27 vende të BE.

 

Në një video të publikuar, KE bën të nditur se dozat e vaksinave janë paketuar dhe u nisën drejt vendeve anëtare, ku edhe do të fillojnë fushatën e vaksinimit.

“Pasi të paketohen me kujdes vaksina e sapo aprovuar COVID19 po dërgohen në 27 vende të Bashkimit Europian. Këto vaksina së shpejti do të mbërrijnë në destinacionin e tyre për t’u përdorur gjatë ditëve 27, 28 dhe 29 Dhjetor,” thuhet në njoftim.