Kantautori i njohur Kujtim Prodani, u nda nga jeta dje në moshën 57 vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

Pavarësisht se ruhej shumë dhe respektonte masat, ai u prek nga Covid-19. Afro dy muaj më parë, në Nëntor, ai përmes një statusi në profilin e tij shkruante se do t’i vinte rëndë nëse një polic apo police do i kërkonte të vendoste maskën. Për këtë, ai shkruan se nuk “ia jepte shancin” pasi e mbante maskën.

Ja çfarë shkruante Kujtim Prodani në muajin Nëntor:

1- Do t’më vinte rëndë nëse një polic/e, do të më thosh: “Vendos maskën”…!(ndaj nuk ia jap shansin)

2-Kartën e ident.e kam të fotografuar ne celular.(sërish nuk ka shans të më kapë në gabim)

3- Vetëm kur vrapoj (në pyll ose bregdet) nuk mbaj maskë..! (shpresoj për mirëkuptim)

4- Frikë ? PO!

5- Respekt? PO!

Nuk jam “politikan”, jam qytetar i Tiranës!

Screenshot_5.jpg