Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Sorca, ka zhvilluar një takimm online me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, dhe thotë se po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor.
Sipas ambasadorit, sfidë mbetet rinovimi në kohë i kartave të identitetit.
“Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ-në Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t’i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së Zgjedhjeve”, shkruan Soreca.



























