Reshjet intensive të shiut që kanë rënë pasditen e djeshme dhe gjatë natës, kanë bërë që lumi Erzen të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje.

Disa shtëpi dhe biznese në Shijak janë përmbytur si pasojë e daljes së Erzenit nga shtrati.

Ndërkohë, më herët është raportuar se edhe lumi Ishmë ka dalë nga shtrati dhe disa fshatra në zonën e Fushë-Krujës kanë janë përmbytur. Dhjetëra hektarë tojë janë nën ujë.