Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD dhe mjek njëkohësisht në profesion, Tritan Shehu ka shprehur ngushëllime e tij, për largimin nga jeta të anestezistit Aleksandër Hoxha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Shehu bën me dije se Hoxha ka ndërruar jetë pas një lufte me virusin, luftë të cilën nuk arriti të fitonte.

 

Ndër të tjera ai shkruan “na la mbrëmë mbas një “lufte” të gjatë me këtë “virus të eger”, në një terren shëndetësor të tij krejt të “pa barabarte”.

Postimi i plotë:

Lamtumire koleg e mik i dashur, Prof As, Dr. Aleksander Hoxha!

Leka i mire, i afte, i ditur, Anestezis-Reanimatori i pa pertuar, njeriu njerezor e i kulturuar na la mbreme mbas nje “lufte” te gjate me kete “virus te eger”, ne nje terren shendetesor te tij krejt te “pa barabarte”!

Leka, i cili qe ne rini te “njome” provoi mbi kurriz te gjithe cinizmin e atij rregjimi, arriti me tej te behet nje nga anestezistet, pedagoget, lektoret, me te spikatur te vendit tone, nje nga koleget e bashkepuntoret me te vlefshem per te gjithe ne, edhe per mua.

Humbja e tij tashme eshte nje humbje e rende, e dhimbeshme per familjen, koleget, miqte, studentet e shumte, pacientet e pa numert, Shoqaten tone te Anestezi-Terapi Intensive, panelet shkencore e profesionale shqiptare e nderkombetare, ku ai paraqiste e diskutonte plot seriozitet, kompetence e qartesi, per kedo qe e ka njohur e pa dyshim e ka vleresuar.

Ngushellimet me te sinqerta se pari familjes e me tej te gjitheve, qe kane pasur mundesine te qendrojne, ta degjojne, punojne me ate, apo te ndjejne ndihmen e tij, kujdo qe sot e kujton!

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ai ishte, kembengules per arritjet, i thelle ne mendim, i sinqerte ne maredheniet, gjthemone i qeshur e optimist, edhe ne momente shume te veshtira!