Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar në facebook momentin kur Fabiola takon foshnjen e saj për herë të parë, të cilat kanë fituar betejën me Covi19 pas një përballjeje të vështirë. Ndërhyrjet delikate janë bërë nga ekipet e mjekëve në Maternitetin “Mbretëresha Geraldine” dhe QSUT për të cilët Manastirliu shkruan se është krenare për punën dhe profesionalizmin e tyre.

“Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me COVID-19”,- tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj. Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë”.