Ka pranuar marrëveshjen për të prodhuar vaksinën antiCOVID të krijuar nga universiteti i Oksfordit, gjiganti farmaceutik AstraZeneca .

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit do të bashkohen për të zhvilluar dhe prodhuar një vaksinë antiCovid me qëllim ngritjen e kapaciteteve për të prodhuar 100 milionë doza deri në fund të vitit, nëse tregohet se është efektive.

Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë përgjegjëse për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen në mbarë botën të vaksinës, e njohur si ChAdOx1 nCov-19.

Eksperimentimi i ChAdOx1 nCoV-19 filloi javën e shkuar dhe pritet që rezultatet e para tek njerëzit të jepen në mes të qershorit.

Top Channel