Pjesa e parë, e zhvilluar pothuajse në barazpeshë të plotë, u mbyll me rezultatin 0-1, pas golit të Kai Havertz (43′), i cili shfrytëzoi një pasim të mbrojtësit të majtë, Mason Mount.

Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Ndeshja u gjykua nga një treshe spanjolle me kryesor Antonio Mateu Lahoz.

Me kartona të verdhë u ndëshkuan Ilkay Gundogan, Antonio Ruediger dhe Gabriel Jesus.

Kjo është hera e dytë që Chelsea fiton Champions League./ a.jor.