ATSH-DPA/ – Futbollisti danez Christian Eriksen do të ketë një defibrilator të implantuar pas arrestit kardiak gjatë një ndeshjeje në Euro 2020, theksoi  federata daneze DFU.

“U bënë disa teste kardiake me Christian. Pastaj u vendos që ai të merrte një ICD (defibrilator kardioverter të implantuar). Vendimi është i nevojshëm pasi fibrilacioni ventrikular çoi në atakun kardiak”, theksoi mjeku i ekipit Morten Boesen.

”Erikson, i cili pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së së shtunës me Finlandën ka dhënë pëlqimin e tij në spital”, theksoi DFU.

Marrja e një ICD nuk do të thotë domosdoshmërisht se Eriksen i Interit duhet t’i japë fund karrierës së tij pasi shumë sportistë përfshirë mbrojtësin holandez Daley Blind dhe atletja gjermane Katharina Bauer po vazhdojnë sportin e tyre edhe me këtë pajisje mjekësore./ /os/