ATSH-DPA/ – Negociatorët kryesorë të marrëdhënieve tregtare SHBA-Kinë u zotuan të zbatojnë fazën e parë të marrëveshjes tregtare të vendeve të tyre, nënshkruar në fillim të pandemisë COVID-19.

Zëvendëskryeministri kinez, Liu Ai foli në telefon me sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin dhe përfaqësuesin e tregtisë, Robert Lighthizer, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të zyrës së përfaqësuesit të tregtisë.

Zyrtarët u zotuan të zbatojnë marrëveshjen tregtare të miratuar në janar, që përfshin premtime nga pala kineze për blerjen e rreth 200 miliardë dollarëve produktesh amerikane gjatë dy viteve dhe të zbatojnë rregulla më të forta në lidhje me pronësinë intelektuale.

“Të dy palët ranë dakord që, përkundër urgjencës aktuale globale të shëndetit, të dy vendet presin të përmbushin detyrimet e tyre në kohën e duhur, sipas marrëveshjes”, thuhet në deklaratë.

Këtë javë, presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të ndërpresë marrëveshjen nëse Kina nuk arrin të përmbushë objektivat e blerjes. / /sara/ a.jor.