Tre persona janë arrestuar në në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Vlorë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Personi në kërkim po udhëtonte me dy të tjerë, të cilët mbanin me vete armë

A.K., 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet në brez, një armë zjarri pistoletë dhe nga veprimet hetimore rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 04.08.2019, në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Edhe K. D., 50 vjeç iu gjet një pistoletë, kurse Sh. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” dyshohet si përkrahës i 21-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel