ATSH-DPA/ – Hungaria po ndalon azilkërkuesit në një zonë kalimi kufitar, gjë që mund të rezultojë një shkelje e ligjit të BE-së, vendosi gjykata e bllokut.
Sipas gjyqtarëve me seli në Luksemburg, në Bashkimin Europian një ndalim i tillë është i paligjshëm nëse nuk janë shqyrtuar çështjet individuale.
Budapesti është kritikuar nga Brukseli për qasjen e ashpër ndaj migracionit, që është kundërshtuar në mënyrë të përsëritur para Gjykatës Europiane të Drejtësisë (ECJ).
Rasti aktual u bë i ditur nga katër azilkërkues nga Irani dhe Afganistani, të cilët po mbahen në zonën e tranzicionit, Roszke pas mbërritjes përmes Serbisë. Budapesti ka refuzuar kërkesat e tyre për azil, por Beogradi nuk pranon t’i marrë mbrapsht.
Roszke është e rrethuar nga një gardh i lartë dhe tela me gjemba, ndërsa janë vendosur kufizime të rrepta lidhur me lëvizjen e qytetarëve. / /sara/ a.jor.