Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se, ka kryer në shkallë vendi 106 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë në 24 orët e fundit.

Sipas AKU-së, 220 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 11 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 37 tonë produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë kryer 378 analiza laboratorike.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 16 masa administrative paralajmërimi për mangësitë e evidentuara.

AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të intensifikojë kontrollet me afrimin e sezonit veror.