ATSH/- Rikthehet për të dytin vit radhazi “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare.

Të premten më 29 maj, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për dytin vit radhazi “TIRANATHLON” që do të zhvillohet në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste sportive.

“Këtë 29 maj vjen – Tiranathlon. Bashkohu edhe ti në Liqenin e Farkës”, thekson Veliaj.

“TIRANATHLON” përmban gara noti, garë çiklistike dhe ecje sportive për burra dhe gra.

Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në “TIRANATHLON”.