Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 44 qytetarë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnjë, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Në gjithë vendin janë 209 qytetarë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Po ashtu janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 maj 2022)

Raste të reja ditore 44
Të shëruar në 24 orë 93
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 914

Testime totale 1,814,203
Raste pozitive 275,416
Raste të shëruara 271,710
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 116
Fier 27
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Korçë 6
Gjirokastër 6
Durrës 4
Berat 3