Kryeministri Edi Rama përcolli sot mesazhin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
Ish-Presidenti Bujar Nishani u nda sot nga jeta në mënyrë të parakohshme, pasi prej dy muajsh vuajti komplikacionet e infektimit me koronavirus. Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve dhe kurohej në një spital në Gjermani.
Nishani mbajti detyrën e Presidentit të Republikës për një mandat 5-vjeçar, nga 24 korriku 2012 deri në 24 korrik 2017.


























