Metabolizmi është lehtësisht i ndikueshëm nga shumë procese fizike dhe kimike që ndodhin në organizmin e njeriut.

Për kryerjen e kësaj pune, trupi përdor ushqimet që hamë që t’i konvertojë ato në energji.

Sistemi tretës i njeriut është i pajisur me shumë substanca kimike të cilat shpërbëjnë ushqimin dhe e kthejnë atë në energji.

Metabolizmi kontrollohet nga sistemi nervor dhe hormonet por ndikohet fort nga plakja.

Me kalimin e viteve, metabolizmi ngadalësohet dhe njeriu ka tendencën të shtojë në peshë.

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë të humbasë kilogramët e tepërt dhe i duhet të tregojë kujdes me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat më të mira për stimulimin e metabolizmit pas të dyzetave.

Aktiviteti fizik

Përtacia ndaj aktivitetit fizik mund të jetë e madhe pas të dyzetave, por rënia nga pesha është e pamundur pa të.

Noti, ecja,çiklizmi janë ndër aktivitetet më të rekomanduara për rënien nga pesha.

Gjumi

Ekspertët thonë se pas të dyzetave, njeriu duhet të flejë 10 orë në ditë.

Gjumi është i rëndësishëm sepse të gjitha proceset që përfshihen tek humbja e peshës janë të lidhura fort me të./AgroWeb

Top Channel