Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendi.
Elbasani njihet gjereshisht per keto vlera, ndersa të paktë janë artizanët që vijojnë të mbajnë gjallë këtë traditë.
Entela Ahmeti, sot në ditën Ndërkombëtare e Artizanatit, tregon se prej 15 vjetesh ushtron nje profesion e ka të trashëguar nga nëna e saj. Art ky që është trashëguar prej disa brezash dhe sot arrin t’i mbijetojë tregut dhe traditave të reja.
Ajo merret kryesisht me kostumografinë elbasanase dhe tiranase, ku sipas saj nje kostum i merr 2 muaj kohe ta punoje.
Ruajtja e traditës familjare është karakteristikë e vendit tonë. Pavarësisht zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe një ritmi të shpejtë jetësor të shoqërisë, disa zanate i mbizotërojnë kohës.
Për të mos e humbur këtë traditë në Qendrën e Trashigimisë Kulturore prej disa vitesh janë duke u zhvilluar kurse te ndyshme me nxënësit e shkollave, për t’iu mësuar punë të ndyshme artizanale.
Këto projekte janë mbështetur nga Bashkia e Elbasanit për të ruajtur traditën, ndërkohë që prej një viti për t’u mundesuar tregtimin e ketytre punimeve, bashkia ka vendosur para muzeut etnografik tenda për të tregtuar punimet e tyre.



























