Një automjet është fundosur në rezervuarin e Çekrezës dhe ngjarja është raportuar në polici mëngjesin e sotëm nga roja i sigurisë së rezervuarit.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel


























