Osteoartriti (OA) është një çrregullim kronik degjenerativ që aktualisht përfaqëson një nga shkaqet kryesore të paaftësisë në popullatën e moshuar dhe një ankesë e rëndësishme në përgjithësi.
Baza fiz-patologjike e Osteoartritit përfshin një grup kompleks ndërveprimesh ndërmjet faktorëve biokimikë dhe mekanikë.
Kjo ka çuar në kërkimin e vazhdueshëm për një skemë ideale të menaxhimit terapeutik për këta pacientë, ku glukozamina është një nga alternativat më të përdorura në mbarë botën për shkak të vetive të saj kondroprotektive të mundshme dhe me efekt afatgjatë.
Përdorimi i saj në osteoartrit është i mirë vërtetuar. Glukozaminë sulfat i kristalizuar në dozë 1500 mg, e bën molekulën e glukozaminë sulfatit më rezistente ndaj hidrolizës dhe arrin në organizëm në përqëndrimin e duhur plazmatik për të patur një efekt farmakologjik.
Studimet klinike kanë treguar që glukozaminë sulfati i kristalizuar jo vetëm që ul dhimbjen, por përmirëson funksionimin e gjurit, si edhe ngadalëson progresionin e sëmundjes. Si rrjedhojë është e vetmja glukozamine e rregjistruar si medikament në Shqipëri.
Ballkanweb




























