Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1215 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitivë 617 qytetarë në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnjë, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamzë, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vaun e Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.
“Janë 6226 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç. Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë”, informon MSHMS.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga COVID-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë, ose telefononi Urgjencën Kombëtare Mjekësore në numrin unik 127.
Statistika (12 korrik 2022)
Raste të reja ditore 1215
Të shëruar në 24 orë 646
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2623
Testime totale 1,869,375
Raste pozitive 289,391
Raste të shëruara 279,649
Raste aktive 6,226
Humbje jete 3,516
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,959
Durrës 468
Fier 418
Vlorë 365
Berat 185
Shkodër 190
Elbasan 179
Gjirokastër 143
Lezhë 132
Korçë 91
Dibër 65
Kukës 31


























