ATSH-ANSA/- Partneritet i ri për kompaninë e prodhimit të gomave ‘’Michelin’’ e cila zgjodhi kampionen olimpike italiane notaren Federica Pellegrini si ambasadoren e saj.

Kampione olimpike dhe mbajtësi i rekordeve botërore në 200 metra stil i lirë dhe europian në 400 metra stil i lirë, në të vërtetë do të jetë fytyra e fushatave të komunikimit Michelin për periudhën dy vjeçare 2020/2021.

“Federica Pellegrini me karrierën e saj të gjatë gjithmonë në krye përfaqëson më së miri konceptin e ‘Performancës së perfeksionit’. Kjo filozofi është baza e zhvillimit të gomave të Michelin dhe kombinon qëndrueshmërinë me performanca e lartë nga kilometri i parë deri në kilometrin e fundit. Ky është qëllimi ynë, është angazhimi ynë për klientët tanë dhe mjedisin përreth nesh”, deklaroiMarco Giuliani, Drejtor Tregtar i Michelin.

Michelin do të shoqërojë Pellegrinin edhe gjatë udhëtimit të ri në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.

“U kënaqa jashtëzakonisht shumë kur zbulova se cili është angazhimi i Michelin për sigurinë dhe mjedisin. Të kesh një partner të shkëlqyeshëm si Michelin, është një arsye më shumë për të shtyrë udhëtimin drejt Tokios’’, theksoi kampionia Pellegrini.   /os/