/ATSH-DPA/ – Klubi Bundesligës, Këln njoftoi për dy lojtarë të tjerë të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus, sipas testit të antitrupave.

“Kemi patur dy lojtarë të cilët rezultuan pozitivë dhe pas pesë ditësh rezultuan negativë. Për më tepër, testet e antitrupave kanë treguar se katër lojtarë kanë antitrupa, pra dy më shumë se të parët”, deklaroi drejtori menaxhues, Alexander Wehrle.

Wehrle theksoi se është 99,9% e sigurt se ata janë infektuar me koronavirus por është shumë vonë për të përcaktuar kur ndodhi.

“E vetmja gjë që mund të them është se të dy rastet ishin pa simptoma”, theksoi a